Author: user1_fhfnjw3jf

Një 32-vjeçar është arrestuar dhe një 27-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se transportonin kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë. Operacioni policor i koduar “Zona 3” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Gjirokastrës. Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u ndalua një automjet tip “Renault”, me drejtues shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe pasagjer M. Gj., 27 vjeç. Nga kontrolli rezultoi se…

Lexo më shumë

Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Yacht”, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë një armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në vendin e quajtur “Rrapi”. Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një konflikt për motive të dobëta mes shtetasit Mario Meçanaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari ka tentuar të largohet…

Lexo më shumë

Lidhja mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, nuk kufizohet vetëm te marrja apo dhënia e informacioneve, por mund të ketë edhe një komponent financiar. Për këtë dyshim, burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije për Ora News se hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani. Sa i përket Gjermanisë, SPAK dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer disa transferta të dyshimta, të cilat aktualisht po vlerësohen nga hetuesit. Më konkretisht, prokurorët dhe agjentët e BKH-së kanë zbuluar një transfertë…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poloninë, pasi gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në sheshin kryesor të qytetit të Krakovit. Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, më 7 nëntor, në sheshin historik Main Market Square, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe qytetarët. Sipas informacioneve paraprake, një 24-vjeçar polak dyshohet se ka hapur zjarr në drejtim të kalimtarëve nga një automjet, duke shkaktuar panik dhe kaos në zonë. Qytetarët dhe turistët janë larguar me vrap, duke kërkuar strehim në dyqanet dhe restorantet përreth. Mes viktimave janë…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër ftesë ndaj protestuesve dhe studentëve për dialog sot më 8 nëntor, por këtë herë ndryshe. Kreu i qeverisë ka shpërndarë linkun e platformës së re “Fol me kryeministrin”, të cilën e prezantoi disa ditë më parë. “Mirëmëngjes dhe me Pasqyrën e Dialogut, në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale. Në platformën e shpërndarë nga Rama, qytetarët mund të drejtojnë pyetje, shqetësime ose kritika. Platforma “Fol me kryeministrin” synon të garantojë ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke mos zbuluar identitetin e tyre pa autorizimin përkatës.…

Lexo më shumë

Bernardo Silva do të jetë kapiteni i ri i përfaqësueses së Portugalisë, duke marrë shiritin që për më shumë se një dekadë mbante Cristiano Ronaldo. Vendimi është konfirmuar nga trajneri Jorge Jesus, i cili ka bërë të ditur se mesfushori do të udhëheqë skuadrën në kapitullin e ri pas largimit të yllit portugez nga futbolli ndërkombëtar. Emërimi i Silva mund të jetë surprizë për një pjesë të tifozëve, pasi një tjetër emër i rëndësishëm i Portugalisë, Bruno Fernandes, renditet pas tij për nga numri i ndeshjeve me kombëtaren. Megjithatë, trajneri ka vendosur që përgjegjësia t’i besohet futbollistit që ka më…

Lexo më shumë

Katër persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, janë arrestuar Kevin Ndrevataj, Muhamet Karaj, Blerdjan Murati dhe Zef Nika.. Gjatë kontrollit fizik të 24-vjeçarit Kevin Ndrevataj, policia ka gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe një send metalik shpues. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera. Ndërkohë, në kuadër të zbatimit të Aktit Normativ…

Lexo më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për shtyp pas përfundimit të protestës së mbajtur në kryeqytet, e cilësuar kombëtare. PD thirri sot protestë krahas asaj qytetare e studentore, në mbështetje të këtyre te fundit. Mirëpo, te Ministria e Arsimit një grup të rinjsh refuzuan të pranonin mes tyre demokratët. Madje, pati dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe një mbështetësi të PD. Berisha bën thirrje për bashkim të forcave pavarësisht ndasive, si e vetja mënyrë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. “Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin. Pavarësisht nga…

Lexo më shumë

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe tri sulme seksuale ndaj tri grave të tjera. Vendimi i jurisë shkaktoi emocione të forta në sallën e gjyqit, ku bashkëshortja e tij, Laura Gallacher, nuk arriti të mbante lotët. Ngjarjet për të cilat u gjykua Brand datojnë në periudhën 2004-2009. Një prej tyre lidhet me përdhunimin e një 21-vjeçareje në vitin 2009, të cilën aktori e kishte njohur pas një shfaqjeje në teatrin Hammersmith Apollo. Juria, pas më shumë se tetë orësh diskutimesh, e shpalli fajtor edhe për tri raste të tjera të abuzimit…

Lexo më shumë

Modelja australiane Miranda Kerr ka marrë një vendim të papritur, duke refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret në vitin 2026. Edhe pse rikthimi në pasarelën ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj ishte një mundësi e veçantë, 43-vjeçarja pranoi se ideja për të parakaluar sërish me të brendshme nuk e bënte të ndihej mirë. Në një intervistë, Kerr tregoi se fillimisht e kishte menduar seriozisht rikthimin dhe ishte entuziazmuar nga propozimi. Por, ndërsa imagjinonte momentin kur do të duhej të dilte përpara publikut në pasarelë, nisi të përjetonte shqetësim dhe ankth. Fakti…

Lexo më shumë