Mali i Zi ka mbyllur këtë të premte edhe dy kapituj në negociatat me BE-në ato për lëvizjen e lirë të mallrave dhe atë për sigurinë ushqimore, politikën veterinare dhe fitosanitare.“Çdo reformë kërkon angazhim të madh, rezultatet janë këtu. Fokusi ynë mbetet i pandryshuar, sundimi i ligjit, institucione të forta, standarde më të mira jetese për qytetarët. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort në javët në vijim për të mbyllur të gjitha kapitujt deri në fund të vitit, në mënyrë që traktati i pranimit të mund të nënshkruhet në muajin qershor dhe të arrijmë qëllimin historik të anëtarësimit të…
Author: user1_fhfnjw3jf
Dushku u kap në Tiranë me armë pa leje, i cili rezulton emër i njohur për policinë edhe me emrin Edison Dushku dhe nofkën “i forti i Saukut”, është një personazh i njohur në Tiranë. Emri i tij është përmendur ndër vite në disa ngjarje kriminale, hetime policore dhe procedime për vepra të ndryshme penale.Dushku u bë i njohur për publikun pas vrasjes së Abdulla Vrapit, në gusht të vitit 2011, në zonën e njohur si “Depot e Ujit”, pranë Sanatoriumit në Tiranë. Ai u arrestua në mars 2012, pasi u dyshua nga hetuesit për përfshirje në këtë ngjarje. Sipas…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Finlandën, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë në transfertë kundër Bjellorusisë, më 15 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit. Aktualisht Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda ndajnë vendin e dytë me nga 7 pikë. Për këtë arsye, dy takimet e nëntorit konsiderohen vendimtare për fatin e kuqezinjve në…
Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), u zhvillua konferenca një ditore “INVEST & COMPLY IN ALBANIA – Inspektimi në shërbim të biznesit dhe investimeve”, me pjesëmarrjen e inspektorateve kryesore dhe përfaqësuesve të biznesit. Aktiviteti, në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri Rama, si dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj kishte si qëllim informimin e bizneseve të huaja dhe investitorëve potencialë mbi kuadrin ligjor, detyrimet, standardet dhe procedurat e inspektimit që duhen njohur për të zhvilluar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Konferenca u zhvillua në tre panele tematike, me fokus sigurinë ushqimore, mjedisin…
Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit në Bulqizë, kanë mohuar akuzat para Gjykatës së Dibrës, ku po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe djali i saj, Gazmir Fiku, 33 vjeç, mësohet të jenë shprehur para gjykatës se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, kanë deklaruar ata, duke mos pranuar autorësinë e krimit.Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 nëntor, në fshatin Godvi të Bulqizës. Fillimisht, familjarët pretenduan se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari, por ekspertiza…
Giovanni Battista Telesca, administratori italian i kompanisë “Euro Beton 2005”, është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, i akuzuar për mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.Sipas hetimeve disa mujore, Telesca dyshohet se përmes kompanisë së tij përfitonte lëndë të para nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke premtuar pagesa ose apartamente, por më pas mohonte furnizimet dhe detyrimet financiare.Lëndët e para përdoreshin për prodhimin dhe shitjen e betonit, ndërsa furnizimet e pafiskalizuara dhe shitjet dyshohet se shërbenin për fshehjen e të ardhurave dhe ligjërimin e përfitimeve të paligjshme.Në kuadër të hetimit, Prokuroria ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të…
Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për një vrasje të dyfishtë që tronditi Greqinë në vitin 2020, është arrestuar nga policia greke pas gjashtë vitesh në arrati. Bëhet fjalë për Nikolin Palin, i cili u kap gjatë një operacioni policor në zonën e Patisionit, në Athinë.Ai akuzohet për vrasjen brutale me sëpatë të ish-partneres së tij, 43-vjeçares me origjinë ukrainase Svetlana, dhe partnerit të saj të ri, farmacistit 42-vjeçar loannis Zonitsas. Trupat e tyre u gjetën më 11 tetor 2020 në një banesë pushimi në Flambouro, pranë Korinthit.Sipas mediave greke, Pali kishte arritur t’u shmangej autoriteteve…