Author: user1_fhfnjw3jf

Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është thirrur në kuadër të një hetimi për dyshime për korrupsion zgjedhor.Hetimi lidhet me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe dyshimet për përdorimin e ndihmës ekonomike dhe përfitimeve të tjera për të ndikuar te votuesit në favor të Partisë Socialiste. Mësohet se dosja hetimore ka mbërritur në SPAK nga Elbasani dhe po ndiqet nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti. Sipas burimeve, Mila është thirrur në cilësinë e deklarueses.Deputetja ka mbërritur e vetme në ambientet e Prokurorisë…

Lexo më shumë

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike. Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj. Kryeministri Rama do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të…

Lexo më shumë

Më pak kohë në trafik, lëvizje më e lehtë drejt punës dhe shkollës dhe më shumë siguri në rrugë. Ky ishte mesazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë inspektimit në zonën e “21 Dhjetorit”, ku Policia Rrugore ka shtuar praninë dhe masat për menaxhimin e qarkullimit. Në kushtet e vështirësive të shtuara nga dëmtimi i semaforëve, sinjalistikës dhe infrastrukturës urbane gjatë javëve të fundit, ministri kërkoi që angazhimi i strukturave të përqendrohet te nevojat e përditshme të qytetarëve: të lëvizin të sigurt dhe të mos humbasin kohë të panevojshme në trafik. “Ne kemi qenë dëshmitarë të asaj…

Lexo më shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka prezantuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes projektbuxhetin e institucionit për vitin 2027. Gjatë raportimit, Hita bëri me dije se buxheti i parashikuar për Policinë e Shtetit është rreth 30.3 miliardë lekë, ndërsa një nga prioritetet kryesore është përmirësimi i trajtimit financiar të punonjësve të policisë. Sipas prezantimit të tij, parashikohet një rritje prej 16% e pagave për efektivët, si pjesë e politikave për përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e forcave të rendit. Kreu i Policisë u ndal gjithashtu te investimet në infrastrukturë, teknologji dhe…

Lexo më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me librin “Albanian File”, të cilën e përshkroi si një nga dosjet më kriminale në historinë e Evropës. Në një konferencë për gazetarët, Berisha pretendoi se 523 projekte turistike në zona të ndryshme të vendit janë miratuar pa respektuar kriteret ligjore që lidhen me pronësinë, mjedisin dhe urbanistikën. Sipas tij, disa nga zonat më të bukura turistike të Shqipërisë janë vënë në shërbim të interesave të karteleve të drogës. Kreu i PD-së e cilësoi këtë dosje si dëshmi të kapjes së territorit…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar të dyshuar si autor i dy grabitjeve me armë në filiale bankare në kryeqytet. Operacioni policor, i koduar “Gjuetari i Bankave”, ka çuar në identifikimin dhe prangosjen e Robert Dukës. Sipas njoftimit të Policisë, 50-vjeçari dyshohet se ka kryer dy grabitje, më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në dy filiale bankare në Tiranë. Ngjarja e fundit ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, mori rreth 60 mijë euro. Pas grabitjes, ai u largua nga vendngjarja me një…

Lexo më shumë

Duhet të ndryshojmë gjithçka”. Me këtë mesazh, Jean-Luc Mélenchon ka prezantuar programin e tij presidencial në një tubim të madh në Le Bourget, në veri të Parisit, të shtunën  ndërsa protestat dhe pakënaqësitë sociale vazhdojnë në Francë. Udhëheqësi i partisë së majtë radikale “Franca e Panënshtruar” (LFI), i cili ka kandiduar katër herë për presidencën franceze, u kërkoi mbështetësve të tij një ndryshim të thellë politik dhe ekonomik, duke propozuar ndër të tjera uljen e moshës së votimit në 16 vjeç dhe krijimin e një Republike të Gjashtë. Fjalimin njëorësh e nisi me një minutë heshtje në kujtim të 26-vjeçarit Pengo Bossio…

Lexo më shumë

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret e pushtetit. Me tiparet e ashpra, pothuajse të ngurta të një gjenerali dhe peshën e një tragjedie personale gjatë luftës në Gaza, Gadi Eisenkot duket si e kundërta e njeriut që synon të zëvendësojë. Megjithatë, kjo mund të jetë pikërisht përparësia e tij më e madhe politike. Ish-shefi i ushtrisë izraelite, i cili humbi djalin dhe dy nipërit e tij në Gaza, kandidon tashmë për postin e kryeministrit, duke synuar t’i japë fund dominimit shumëvjeçar të Benjamin Netanyahut. Por, pas…

Lexo më shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Shoqërinë ‘S’ sh.p.k., dhe administratorin e saj, shtetasin Seferin Lazeraj, të akuzuar për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180, paragrafi 3, i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr. 1150, të vitit 2021, përfshirë kontrollet tatimore, të dhënat bankare, të dhënat e deklaruara nga klientët e shoqërisë dhe aktin e ekspertimit kontabël, rezulton se gjatë viteve 2017–2018 kjo shoqëri nën drejtimin e administratorit të saj shtetasit S.L, nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133.415.631…

Lexo më shumë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” sot më 8 nëntor për mësuesin 35-vjeçar A.A, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj shtatë nxënëseve të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë. Rasti u denoncua pak ditë më parë nga shtatë vajza të moshave 14 deri në 17 vjeçe, të cilat kanë pretenduar se janë ngacmuar nga mësuesi i edukimit fizik në ambientet e shkollës. Pas kallëzimit, Policia e Vlorës shoqëroi 35-vjeçarin, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor. Ditën e sotme, A.A u paraqit në Gjykatën e Shkallës së…

Lexo më shumë