Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka përcaktuar grupin e lojtarëve që do të jenë pjesë e grumbullimit të muajit nëntor. Në fokus të kuqezinjve janë dy testet miqësore ndaj Luksemburgut dhe Spanjës, të cilat do të zhvillohen në Tiranë. Në listën e teknikut shqiptar bëjnë pjesë gjithsej 23 futbollistë. Nëntë prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar, ndërsa 14 të tjerë aktivizohen në klube jashtë vendit. Përmes këtij grumbullimi, stafi teknik synon të shohë nga afër lojtarët dhe të vijojë ndërtimin e skuadrës për objektivat e ardhshëm. Përballjet e nëntorit kanë një rëndësi të veçantë në kuadër të…
Author: user1_fhfnjw3jf
Fitorja ndaj Feyenoordit në Champions League duket se ka shërbyer si një pikë kthese për Pio Espositon. Goli i realizuar në Holandë jo vetëm që ndihmoi Interin të siguronte suksesin, por i dha edhe sulmuesit italian një shtysë të rëndësishme pas një periudhe me vështirësi përpara portës kundërshtare. Tashmë, 20-vjeçari synon të transferojë formën e mirë edhe në kampionat, ku nuk ka gjetur rrugën e rrjetës që prej javës së katërt, në përballjen me Udinesen. Për sfidën e radhës ndaj Comos, trajneri Cristian Chivu pritet t’i besojë një vend në formacionin titullar, ku do të formojë dyshen e sulmit me…
Shqipëria humbet një tjetër talent premtues! Enis Rexhepi, futbollisti 18-vjeçar që aktivizohet në Gjermani me Stuttgartin, ka vendosur të vijojë rrugëtimin ndërkombëtar me përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi i ri është përfshirë në listën e Kosovës për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, duke lënë pas eksperiencën e tij me Shqipërinë U-19, ku kishte mbajtur më parë fanellën kuqezi. Rexhepi është një prej emrave që po tërheq vëmendjen në futbollin e moshave në Gjermani. Me paraqitjet e tij te Stuttgart, ku është dalluar edhe për golat e shënuar në UEFA Youth League, ai po dëshmon potencialin për të ardhmen…
Një valë kërcënimesh për shpërthime në avionë ka vënë në alarm autoritetet europiane, duke nxitur një hetim të përbashkët mes agjencive të sigurisë në disa shtete. Dhjetëra fluturime janë përfshirë në këtë situatë gjatë ditëve të fundit, ndërsa në qendër të dyshimeve të para është vendosur Rusia. Gazeta britanike “Financial Times”, duke iu referuar burimeve nga shërbimet e inteligjencës, raporton se hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një operacioni të organizuar nga rrjete pro-Kremlinit ose grupe të specializuara në sulme kibernetike. Për momentin, autoritetet nuk kanë arritur të identifikojnë përfundimisht personat përgjegjës. Gjithashtu, nuk ka prova përfundimtare që të konfirmojnë se…
Veliaj drejt një tjetër operacioni në këmbë, mjekët rekomandojnë ndërhyrje të re kirurgjikale Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të frakturës në këmbë. Vendimi vjen pas një ekzaminimi të kryer ditën e sotme në Spitalin Memorial të Fierit, ku mjekët kanë rekomanduar një operacion të ri për trajtimin e dëmtimit. Shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore janë ngritur prej ditësh nga avokati Plarent Ndreca. Ky i fundit ka deklaruar më herët se prej afro dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit, por kontrollet nuk…
Një prej dosjeve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës ka përfunduar në dyert e gjykatës. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona të dyshuar si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar, sipas akuzës, nga Franc Çopja dhe Ervis Çela. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, rrjeti kriminal dyshohet se ka trafikuar rreth 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke ndërtuar një mekanizëm të organizuar ndërkombëtar që përfshinte furnizimin me drogë, transportin detar, nxjerrjen e ngarkesave nga portet europiane dhe pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në kuadër të hetimit…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zhvilloi një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ku falënderoi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë, për punën e kryer, përkushtimin dhe rezultatet e arritura në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi veçanërisht punën hetimore dhe operacionale të strukturave policore, falë së cilës u bë i mundur parandalimi i dy ngjarjeve shumë të rënda kriminale, duke shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve. “Parandalimi i dy ngjarjeve shumë të rënda kriminale është rezultat i punës, përkushtimit, motivimit dhe vendosmërisë suaj. Keni arritur të identifikoni dhe të kapni persona…
Esmeralda Hasani është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Juristja dhe ekspertja e projekteve, me përvojë në administratën qeveritare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, pritet të pasojë Vlora Hysenin në krye të institucionit. Propozimi nuk është bërë ende publik.Hasani është mike e Vlora Hysenit, ish -drejtoreshës që ndodhet në arrest shtëpie, pasi SPAK e akuzon për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe bashkëpunim me Ergys Agasin. Ajo ishte emëruar shefe e Departamentit Mbështetës në SHISH pak kohë më parë nga Hyseni.Esmeralda Hasani vjen nga një karrierë që ndërthur mësimdhënien universitare, drejtimin e instituteve dhe këshillimin…
Berat Gjimshiti rikthehet në qendër të vëmendjes në Bergamo, ku merr një vlerësim special për kontributin e tij me fanellën zikaltër.Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte i ftuar nderi mbrëmjen e sotme në stadiumin “New Balance Arena”, në prag të sfidës që Atalanta po zhvillon ndaj Kairat Almatit në Ligën e Konferencës. Klubi bergamask i rezervoi një pritje speciale mbrojtësit shqiptar, duke i dhuruar një kornizë me fanellën dhe numrin 334, që përfaqëson ndeshjet e zhvilluara prej tij me fanellën e Atalantës.Një vlerësim i veçantë erdhi edhe nga tifozët, të cilët shpalosën një baner me mesazhin kuptimplotë: “Duam 11…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një video-mesazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Në këtë mesazh, Veliaj deklaron: “Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin në mënyrë antikushtetuese… dhe edhe në Hënë po të më çojnë, nuk më ndalin dot”, duke pretenduar se po përballet me persekutim dhe duke theksuar se puna e tij vazhdon pavarësisht situatës. Postimi i Veliaj Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin…